President
Executive Director
Sales Manager
Internal Operations High Officer
Specialist of Payroll Accounts
Capital Market Accounts Assistant
Facility Maintenance Supervisor
The spirit of company
About Us
GITOR është themeluar më 01 shtator 2019 nga z. Bledian Ramadani dhe e motra znj.Bleona Ramadani, ndërsa aktivitetin e saj zyrtar e ka nisur më 01 qershor 2020. Që nga hapat e parë, GITOR ka ndërtuar një histori suksesi të jashtëzakonshme, duke u shndërruar me shpejtësi marramendëse në një prej shtyllave kryesore të industrisë së xhamit dhe ndërtimit në Kosovë dhe rajon. E udhëhequr nga një vizion i qartë dhe ambicioz, kompania u fokusua fillimisht në tregtinë me shumicë të produkteve të xhamit dhe artikujve të saj, duke e ngritur cilësinë në nivel standardi dhe duke e kthyer besueshmërinë në markë dalluese. Me një vëmendje të pandalshme ndaj zhvillimeve të tregut dhe kërkesës gjithnjë në rritje për produkte premium, GITOR ndërmori një ofensivë strategjike për të sjellë në treg produkte elitare, të pakonkurrueshme për nga cilësia dhe performanca. Në më pak se një vit, GITOR arriti një rekord mbresëlënës duke importuar produkte xhami nga 13 shtete, duke ndërtuar aleanca të fuqishme me fabrikat më prestigjioze globale dhe duke krijuar ura lidhëse me partnerë kyç që diktojnë ritmin e tregut ndërkombëtar të xhamit. Kulmi i këtij rrugëtimi është marrëveshja historike me AGC, fabrikën më të madhe të xhamit në botë, për sjelljen ekskluzive të produkteve të saj në tregun kosovar dhe rajonal – produkte që më parë kanë qenë të paimagjinueshme për këtë treg dhe që sot përfaqësojnë zgjidhjen absolute për sfidat më komplekse ndërtimore. Sot, GITOR nuk është thjesht një furnizues – është një forcë dominuese rajonale. Kompania furnizon dhe eksporton në të gjithë Ballkanin Juglindor, duke përfshirë Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi, dhe duke vendosur standarde të reja të shërbimit, shpejtësisë dhe kapacitetit logjistik. Si pjesë e strategjisë së zgjerimit agresiv dhe vizionit për dominim rajonal, GITOR ka hapur terminalin më të madh të xhamit në Tiranë – Shqipëri, një investim kolosal që e ka shndërruar kompaninë në lider absolut dhe kompaninë më të madhe të tregtisë së xhamit në Evropën Juglindore. Po ashtu, së fundmi, GITOR ka blerë fabrikën e betonit “Fitorja” Sh.p.k., duke u pozicionuar menjëherë si një ndër prodhuesit më të fuqishëm të betonit në Prishtinë, dhe duke kompletuar zinxhirin e furnizimit për sektorin e ndërtimit me kapacitete industriale të pakrahasueshme. Përtej industrisë së xhamit dhe betonit, GITOR shtrihet fuqishëm edhe në fushën e patundshmërisë, ku zotëron dhe menaxhon asete strategjike, prona kyçe dhe pasuri të paluajtshme me rëndësi të veçantë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës dhe rajonit. Misioni ambicioz GITOR 2033 përfaqëson një udhërrëfyes të qartë drejt së ardhmes, të fokusuar në revolucionarizimin e tregut të xhamit dhe ndërtimit, avancimin e vazhdueshëm të standardeve dhe sjelljen e produkteve më inovative dhe më cilësore, me theks të veçantë në produktet e AGC-së si zgjidhja supreme për nevojat ndërtimore moderne.
70% te tregut
90 mije lloje produktesh
sherbim te jashtezakonshem
cmime preferenciale
Z.Bledian Ramadani ka lindur ne fshatin Smire te Komunes se Viti, I rritur ne nje familje shqiptare moderne te kohes, ai shkollimin fillor e kreu ne vendlindje, te mesmen ne Viti, dhe duke vazhduar me studime ne drejtimin Menaxhment dhe Informatike ne Universitetin e Gjilanit. Ai eshte nje biznesmen dhe sipermarres tejet modern I kohes, I orientuar gjithmone ne rritje dhe zgjerim te shpejte dhe te hovshem, I dhene shume pas pronave dhe patundshmerive dhe projekteve ndertimore. Me ide te shumta koncize, inovative dhe tejet interesante. Sot GITOR ka kapital te regjistruar ne ARBK me 4,660,000.00 Eur, te zoteruar ne perqindje me 51% nga z.Bledian Ramadani (Aktualisht Menaxher Ekzekutiv) dhe me 49% nga znj.Bleona Ramadani (Njekohesisht Menaxhere e Financave.) Kesisoj GITOR fillon aktivitetin e saj dhe rrjedhimisht ne nje periudhe shume te shkurter kohore thyen me shpejtesi barrierat e penetrimit ne treg, duke sjellur produktet e Sisecam Turkiye ,dhe me shpejtesi ze vend si distributor me cmimin me te mire te xhamit ,duke ofruar sherbime te reja efikase dhe te panjohura me pare per tregun.
About Us
GITOR tregon aftesite e saj dhe njeh edhe si sukses te madh operimin edhe ne kohet me te veshtira, ku gjate pandemise I tere tregu Kosovar kishte mbetur pa produkte xhami si pasoje e pandemise COVID19, ku GITOR arrin te jete I vetmi importues dhe distributor ne vend dhe poashtu edhe ne regjion, qe ia doli te importoje dhe furnizoj pa ndalur, tregun me produkte xhami ,duke I sherbyer shume projekteve te klienteve tane te lene ne gjysme si pasoje e mungesave te xhamit.